>
BIOSHQIP
  • Florenti: “Falë The Voice Ndihem Më I Formuar Profesionalisht”
    09-08-2014
    Fituesi i ‘The Voice of Albania 3’, Florent Abrashi, ka ndarë me dëgjuesit e emisionit “Lanco” në Top Albania Radio, eksperiencën e tij në spektaklin për talentë. Ndërkohë që drejtuesja e emisionit, Amantia Bekteshi, kujton momentin që të katër anëtarët e jurisë kthyen poltronën për të parë djalin që po këndonte në “Blind Auditions”, këngëtari nga Gjakova tregon për ndjesinë që ka përjetuar në ato momente. “Përfundimisht ishte një nga momentet më të bukura të jetës sime, pasi jo vetëm unë, por edhe shumë pjesëmarrës të tjerë kishim shumë pak pritshmëri. Pjesëmarrja ime në The Voice ishte një ndjesi dhe moment i papërshkrueshëm...
  • Florent Abrashi: “Performimi Live është Thelbi I Të Qenit Këngëtar”
    19-06-2014
    Florent Abrashi, fituesi i The Voice of Albania vjen në një intervistë ekskluzive për teksteshqip.com. Duket se Florenti pas fitores në The Voice ka qenë mjaft i angazhuar, si me koncerte dhe mbrëmje live ashtu edhe me pjesmarrje në disa festivale. "Nuk dua të jem" ishte kënga e Florentit me të cili ai u paraqit në Top Fest. Në intervistën në vazhdim Florenti na tregon rreth këngës së tij të re e cila do të jetë bashkpunim por që preferon lëjë surprizë, njashtu thotë se do të jetë edhe jasht zhanrit të tij. TeksteShqip: Florent, ke...
    ★★★★★
  • Florent Abrashi: “është Rritur Dukshëm Interesimi I Femrave Ndaj Meje”
    26-04-2014
    Këngëtari Florent Abrashi, ndonëse i ri në skenë, ka arritur që të bëhet njëri ndër emrat më të ftuar nëpër mbrëmje të ndryshme ‘live’. E ndonëse fokusi i tij për momentin është konkurrimi në ‘Top Fest’, ai për Tribuna ka shpalosur edhe shumëçka rreth planeve muzikore e jetës së tij private Është zgjedhur si zëri më i mirë shqiptar në mesin e shumë konkurrentëve të tjerë. Është ky këngëtari Florent Abrashi të cilin së fundmi e kemi parë duke garuar në festivalin ‘Top Fest’ me këngën ‘Nuk dua të jem’, tekstin e së cilës e ka shkruar...
    ★☆☆☆☆
  • Florent Abrashi Shkon Në Top Fest
    27-03-2014
    Florent Abrashi ka vendosur të jetë pjesë e edicionit të këtij viti të festivalit të muzikës moderne, Top Fest Ai u shpall zëri më i mirë i shqiptarëve në ‘The Voice of Albania 3’, dhe tashmë, Florent Abrashi, djali nga Gjakova nuk mendon të ndalet vetëm më suksesin e arritur në ‘The Voice’. Florent Abrashi, me këngën ‘Nuk dua të jem’ është bërë pjesëmarrës në Top Fest. Ai, ka theksuar se muzika është realizuar nga vetë ai dhe Artan Kastrati, teksti po ashtu nga Florenti, i ndihmuar për realizimin e këngës nga Visar Kursani. ...
    ★★★★★
  • Gjakova Pret Me Lule Fituesin E “The Voice”, Florent Abrashin
    31-01-2014
    Kryetarja e re e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, u ka bërë një pritje pjesëmarrësve të “The Voice Of Albania” fituesit, Florentit dhe Albi Xhepës. Florenti ishte më i miri në këtë edicion në show programin në Shqipëri, duke u bërë kosovari i dytë që e fiton këtë garë ndërsa deri në gjysmëfinale kishte arritur edhe Albi Xhepa. Kryetarja e Gjakovës, e ka postuar këtë fotografi në Twitter dhe Facebook, duke shkruar: “Zëri erdhi bashkë me zërat tjerë. Me ne Albi Xhepa, Florent Abrashi (fituesi) dhe Meriton Ferizi, Drejtori i Kulturës”...
    ★★★★★
  • Pritje Madhështore Për Florent Abrashin Në Gjakovë
    30-01-2014
    Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, të premtën do të organizojë pritje për talentin e shquar gjakovar, Florent Abrashi, i cili në edicionin e fundit të “Voice Albania 3”, në një konkurrencë jashtëzakonisht të fortë doli ngadhënjyes duke u shpallur si zëri më i mirë i shqiptarëve për këtë sezon. Kjo pritje do të bëhet më ndryshe, pasi këtë sukses Florent Abrashit, bashkë me kryetaren e komunës, do të kenë mundësinë t’ia urojnë edhe qytetarët. 125/125331 Për një pritje, gjegjësisht organizim të tillë,...
    ★★★★★
  • Florent Abrashi Fiton “The Voice Of Albania”
    25-01-2014
    Florent Abrashi është shpallur fituesi i spektaklit të madh "The Voice of Albania". Florenti la përshtypjet e tij të para si një konkurent i fortë që nga audcionet. Dhe sonte ai u kurorëzua me çmimin e madh. Flornti ishte pjesë e sukadrës së Sidtrit Bejlerit dhe në natën finale si këngë të parë Florenti këndoi "In these Arms", për të vazhduar me prezantimin e këngës së dytë "Show must go on" dhe performanca e tij e fundit së bashku me trajnerin e tij Sidrit Bejleri "El tango del Roxane"....
    ★★★★★
{{ page + 1 }}/{{ pages }}