>
BIOSHQIP

Kënga E Re Nga Flori Mumajesi Dhe 2po2 Sapo Doli Nga “Furra”

17-03-2016
Këngëtari i njohur Flori Mumajesi & reperi kosovar 2po2 do të vijnë shumë shpejt me duetin e tyre të 3-të, kjo pasi 2 bashkpunimet e para kanë rezultuar shumë të suksesshme dhe janë bërë hite.

Ka qenë pikërisht Flori Mumajesi i cili sot ka publikuar një foto në Instagram ku ka paralajmëruar ardhjen e projektit të tyre më të ri.

Kënga e re ka përfunduar së inçizuari dhe shumë shpejt do të plasohet në youtube edhe me videoklip. Muzika është punuar nga vetë Flori, e ndërsa tekstin e kanë shkruar vetë Flori me 2po2.

(B.A/Teksteshqip.Com)

Kënga E Re Nga Flori Mumajesi Dhe 2po2 Sapo Doli Nga “Furra”