TEKSTESHQIP

Foleja
Baladë Për Mikun Tim
Lyrics

Teksti dhe muzika: Besnik Arifi
Orkestrimi: Dilaver Zenuni
Krijuar në vitin: 2002
Viti i inçizimit: 2018

Ti mos qaj, ti mos qaj oj toka ime,
Se po vi sot un’, po vi krenar tek ti,
Dhe të pushoj, të pushoj në gjirin tënd un’,
Se sot po ndjej, po ndjej amshim të plot’,
O dheu im, përkdhelma fytyrën,
Se aroma jote, më mungoi aq fort’,
Po ti mos qaj, ti mos qaj oj nëna ime,
Se toka ime, nën’, sot mua më ledhaton.

Dhe nuk dua lot’, nuk dua dhembje sot,
Dua toka ime, nën’, vetëm të më ledhatoj’,
Dhe nuk dua lot’, nuk dua dhembje sot,
Dua toka ime, nën’, vetëm të më ledhatoj’.

O dheu im, përkdhelma fytyrën,
Se aroma jote, më mungoi aq fort’,
Po ti mos qaj, ti mos qaj oj nëna ime,
Se toka ime, nën’, sot mua më ledhaton.

Dhe nuk dua lot’, nuk dua dhembje sot,
Dua toka ime, nën’, vetëm të më ledhatoj’,
Dhe nuk dua lot’, nuk dua dhembje sot,
Dua toka ime, nën’, vetëm të më ledhatoj’.

DËRGOI: