>
BIOSHQIP
Biografia
Fortesa është një këngëtare e re shumë e talentuar. Ajo këndoi si e vogël në shumë festivale.

Në Qershor 2002, Fortesa Hoti merr pjesë në PoliFest Kids 2002 me këngën "Ne Peshkime".

Në Qershor 2008, Fortesa Hoti merr pjesë në Polifest 2008 me këngën "Zëri Yt", e cila u mirëprit nga publiku dhe u kërkua shume nëper radio stacionet kombëtare.

Në Maj 2009, Fortesa Hoti merr pjesë në Top Fest 6 me këngën "Me Syte Mbyllur", të punuar nga Shpëtim Saraçi, me të cilën u nominua në kategorinë "Best New Artist".

Në Nëntor 2009, Fortesa Hoti merr pjesë në Kënga Magjike 2009 me këngën "Tingujt e Vetmise", të punuar nga Shpëtim Saraçi me të cilën hyri në gjysëm finale.

Në Nëntor 2010, Fortesa Hoti merr pjesë në Kënga Magjike 2010 me këngën "Akull", ku pati mjaft sukses pasi qe arriti deri ne gjysme-finale,ne naten finale u nominua per çmimin "Best Vokal" dhe u vleresua me 108 pikë vleresuar nga vete artistet pjesmarres te ketij festivali duke zene keshtu vendin e 29-të.

Në vitin 2011, me këngën "Akull", Fortesa Hoti merr pjesë në VFM 2011, ku u nominua per çmimin "Best New Artist", dhe ne Netët e Klipit Shqiptar 10, me nje videoklip te xhiruar nga videoproduksioni Pulla.
DËRGOI: