Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!

Françesk Radi
(1950-2017)
  • Vendlindja:
  •  
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.5 / Votuan:  50
Këndon kryesisht: e lehtë

Françesk Radi është këngëtar i njohur. Françesk Radi kreu Liceun Artistik dhe më pas Akademinë e Arteve Tiranë. Për një periudhë të gjatë kohe ka punuar në Estradën e Shtetit me instrumentin e kitarës, por njëkohësisht dhe si kantautor. Në vitin 1992 ai ka filluar punë në Radio Tirana si solist, instrumentist, gjatë kësaj kohe ka kompozuar dhe kënduar shumë këngë në festivalet e ndryshme. Në fillimet e tij me krijimtarinë muzikore solli për publikun këngët “Adresa” dhe “Biçikleta”, dhe që nga ai moment Françesk Radi u bë një emër i vlerësuar. Ishin pikërisht këto dy këngët e tij të para të realizuara në vitet ’70, që bënë që krijimtaria e tij artistike të niste rrugëtimin drejt suksesit muzikor. Kënga “Adresa” dhe “Biçikleta” kanë qenë dhe videoklipet e para shqiptare në këngë të xhiruar në vitin 1972. Më pas krijimtaria e tij muzikore do të shënonte sërish një tjetër kulm pas viteve ’90, duke sjellë disa krijime për publikun. Përmendim këtu këngët “Rroku i burgut”, “Humba pranverën”, “Telefonatë zemrash”, “Zemër e lodhur”, “Ky fat na ra”, “Kemi dasëm ‘o” etj, të cilat kanë mbetur në kujtesën e publikut. Kantautori Françesk Radi arriti suksesin e tij muzikor, duke sjellë këngë të cilat janë vlerësuar nga publiku. I njohur me krijimtarinë e tij muzikore që në vitet ’70, ai vazhdoi të prezantonte këngë të cilat vinin të realizuara me mjeshtëri dhe muzikë të bukur.

Në Dhjetor 1972, Françesk Radi merr pjesë në Festivali i 11-të në RTSH me këngën "Kur Degjojme Zera Nga Bota".

Në Dhjetor 1987, Robert Aliaj, Francesk Radi & Gramoz Burba marrin pjesë në Festivali i 26-të në RTSH me këngën "Tre Vëllezërit".

Në Dhjetor 1993, Françesk Radi merr pjesë në Festivali i 32-të në RTSH me këngën "Një Nënë, Fëmijët, Koha Dhe Unë".

Në Dhjetor 1994, Francesk Radi & Mariza Ikonomi marrin pjesë në Festivali i 33-të në RTSH me këngën "Telefonate Zemrash".

Në Dhjetor 1996, Françesk Radi merr pjesë në Festivali i 35-të në RTSH me këngën "Rock I Burgut".

Në Dhjetor 1997, Françesk Radi & Mariza Ikonomi marrin pjesë në Festivali i 36-të në RTSH me këngën "Jeta S'le Femije".

Në Dhjetor 1998, Françesk Radi merr pjesë në Festivali i 37-të në RTSH me këngën "Humba Pranveren".

Në Dhjetor 1999, Francesk Radi merr pjesë në Festivali i 38-të në RTSH me këngën "Ky Fat Na Ra".

Në Nëntor 2001, Francesk Radi merr pjesë në Kënga Magjike 2001 me këngën "Ere Vere".

Në Dhjetor 2002, Françesk Radi merr pjesë në Festivali i 41-të në RTSH me këngën "Nuk Mund Të Dashuroj".

Në Dhjetor 2003, Françesk Radi merr pjesë në Festivali i 42-të në RTSH me këngën "Syri I Saj Po Me Verbon".

Më datë 24 Qershor 2009, Françesk Radi publikon videoklipin "Zemer E Lodhur".

Në Dhjetor 2010, Françesk Radi merr pjesë në Festivali i 49-të në RTSH me këngën "Kemi Dasem' O".

Më datë 22 Dhjetor 2014, Françesk Radi publikon videoklipin "Krishtlindjet E Bardha".

Françesk Radi ndërroi jetë më moshën 67-vjeçare. Ai ishte shtrua në spitalin "Nënë Tereza" në gjendje të rëndë pas një hemoragjie cerebrale.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Komente

Asnjë Koment

Xhaxhai i

Rozana Radit



Komente mbi këtë artist


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet