TEKSTESHQIP

Françesk Radi
Adresa
Lyrics

Ku e ke shtëpinë moj vajzë, s'të pyes dot jo,
Adresën e saj të thjeshtë, kush do ma tregoj
Dhe pyeta unë dy tre shokë po nuk dinin gjë,
Kurse gjithë shoqet e saja më qeshnin pa zë.

Eca rrugëve s'di sa eca, të kërkova ty,
E papritur më dole para, më pe drejt në sy.
Dhe më the ç'far kërkon, kët’ mbrëmje i vetëm pse rri,
Tu përgjigja pak vonë, do desha adresën ta di.

Oh sa fort na rrahu zemra, dorën kur ma dhe,
Dhe adresën që se dija, vetë ti vashë ma the.
Kur u ndamë atë natë, unë ecja përmes dashurisë;
Më tregove o vash, adresën e vetë lumturisë.