TEKSTESHQIP

Françesk Radi & Sajmir Çili
Paganini
Lyrics

Telat e kitarës sime
I këputi këngë e zjarrtë
Veç një tel i ngeli zemrës
Për të thënë mijra fjalë.
Mbi tastierën moj e dashur
Erdh’ u shtrua floku yt
Nuk mjaftonin gjashtë tela
S’mjaftonin.

Dhe me flokun tënd
mbi kitarë
bëj,
bëj kaçurela
dhe me këngë
drejt zemrës tënde
erdha

Ndonëse s’jam jo Paganini
Me një tel kënga s’pushon
Mrekullira bëka zemra
Kur kaq fort moj dashuron.
Hehehej dhe gishtrinjtë e mij
Shpupurisin flokun tënd
Është për ty kjo këngë çapkëne,
çapkëne.

Telat e kitarës sime
I këputi këngë e zjarrtë
Veç një tel i ngeli zemrës
Për të thënë mijra fjalë.
Mbi tastierën moj e dashur
Erdh’ u shtrua floku yt
Nuk mjaftonin gjashtë tela
S’mjaftonin.

Dhe me flokun tënd
mbi kitarë
bëj,
bëj kaçurela
dhe me këngë
drejt zemrës tënde
erdha

Ndonëse s’jam jo Paganini
Eh me një tel kënga s’pushon
Mrekullira bëka zemra
Kur kaq fort moj dashuron.
Hehehej me gishtrinjtë e mija
Shpupurisin flokun tënd
Është për ty kjo këngë çapkëne,
çapkëne.