Më mbaj mend (për 1 muaj)

Franc Koruni - Iluzion Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1

Quhem Elio dhe jam mësues, jap matematikë,
Mësoj atë që mund dhe them atë që di,
Por numrat janë alternativë dhe mendoj që nuk mjaftojnë,
Se njerëzit nuk po ndihen mirë, kur s'arrijnë të vërtetojnë.
Çfarë po ndodh me ta? Pse ndihen bosh?
Çfarë ndodh me gjithçka? Çfarë ndodh?

REF.
Disa i duan rregullat që i vunë gjyshërit tanë,
Disa ngrysin vetullat se nuk mund t'i mbajnë,
Disa ngrenë kokat lart, por yjet nuk po mbarojnë,
Disa që janë të marrë, fillojnë dhe i numërojnë.
Çfarë është ky ekuacion që nuk po na bind,
Ndoshta është iluzion dhe akoma nuk e dimë.

Jo, s'e kuptoj jo, çfarë po ndodh jo, në botën tonë.
Filloj të shoh, dua të gjej diçka më të vërtetë,
Që të mund të më vlejë për këtë që quajmë jetë,
Por jetë mbas jete kam një dilemë, a munden këto fletore,
Ku unë zgjidh çdo problem, t’më thonë diçka të madhe.
Diçka të re, diçka që nuk kam,
Diçka që te ne mungon.

REF.
Te ne që po dashurojmë ashtu si na mësojnë,
Pastaj s'duam të ngatërrojmë, çfarë ndjejmë dhe mendojmë!
Por disa nuk kanë besim tek ajo që s'prekin dot,
Të tjerë si në rastin tim, fillojnë të këndojnë!
Çfarë është ky emocion që nuk po na bind?
Ndoshta është iluzion dhe akoma nuk e dimë.

Quhem Elio dhe jam mësues, jap matematikë.
Si shumë të tjerë që s'janë askush, dhe unë do bëhem nje mit.




Franc Koruni
Publikimi: 14/08/2019
Muzika: Franc Koruni
Teksti: Franc Koruni
Orkestrimi: Shpëtim Saraçi
Miksoi: Shpëtim Saraçi & Marco Borsatti
Masterizoi: Marco Borsatti
Kitarë Akustike & Elektrike: Shkëlqim Dule
Kitarë Bass: Hektor Duri
Regjia: Kastro Zizo
Videographer & Post Production: Ervis Meniku
Timelapse: Rudi Prifti
Asistente Produksioni: Vivian Maçellari
Aktor: Amri Hasanlliu



Franc Koruni - Iluzion
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Iluzion".
3. Video është e këngës "Iluzion", por nuk këndohet nga Franc Koruni.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Franc Koruni:


Komente 0