>
BIOSHQIP
Biografia
Ferdinand Delaj, ose sic njihet ndryshe me emrin artistik Fred Delaj, lindi ne Bajze te Malesis se Madhe, ku kreu shkollen fillore dhe te mesmen po ne Bajze. Ai do te spikatej menjehere qe ne moshe te vogel per zerin e tij brilant, ku ne moshen 12 vjecare ai fiton cmimin e pare ne festivalin e femijeve ne Malesin e Madhe, ecuria e tij do te kishte vetem rritje ku ne moshen 14 dhe 15 vjecare fiton cmime te para per femije ne qarkun Shkoder. Fredi Delaj edhe pse shume i ri ne moshe do te performonte ne skenat me te medha te vendit dhe tashme njihej ne te gjithe Shqiperin dhe ne trevat shqiptare, ai performoi ne Malesin e Madhe, ne teatrin Migjeni Shkoder, pallatin e sporteve Lezhe dhe ne pallatin e sporteve Prishtine, edhe pse akoma si kishte mbushur 20 vjec zeri i tij dallohej nga te gjithe, madje ishte i perzgjedhur per te performuar ne skena te ndryshme. Fredi Delaj do te vendoste qe te kryej akademine e arteve ne Tirane per kanto, pasi jep provat para nje jurie,ai pranohet dhe e fiton ate me heren e pare. Por rregjimi i asaj kohe nuk e lejon Delaj qe te vazhdonte shkollen, me pretekstin se ishte i persekutuar dhe menjehere Fredi Delaj i behet e ditur qe nuk mund te vazhdoj akademin e arteve per kanto. Pas kesaj Fredi Delaj emigron drejt Zvicres ne vitin 1990, ku do te kendonte ne qytetet me te medha te Zvicres madje kjo periudhe e ndihmoj ate te performonte edhe ne Itali dhe Gjermani, duke e bere ate qe te fitonte edhe eksperiencen nderkombetare, deri ne vitin 1994 Fredi Delaj do te jetonte ne Zvicer. Me pas me nje eksperience nderkombetare dhe kombetare Fredi Delaj do te kthehej ne vendlindje si nje kengetar i kompletuar, duke qene se ishte nder kengetaret e vetem qe kishin performuar jashte vendit. Fillimisht Fredi Delaj do te bente buje me kengen "Moj bjondin me syt e zinj " kenge te cilen e kishte kenduar ne perfeksion, gje e cila beri qe kenga te transmetohej ne te gjitha trevat shqiptare sidomos ne Maqedoni dhe Male te Zi. Tashme Fredi Delaj ishte nje nga kengetaret me te kerkuar dhe me te mire ne qarkullim si ne zonen e veriut por edhe me gjere. Fredi Delaj njihet si themelues i sofres bajzjane dhe organizator dhe i shume koncerteve dhe festivaleve te mbajtura ne M.Madhe, po ashtu qe nga viti i themelimit te sofres bajzjane qe vlen te theksohet qe eshte sofra e pare ne Shqiperi, e deri me tani Fredi Delaj eshte organizator i saj dhe udheheqes artistik. Qe nga viti 1998 e deri ne vitin 2011 Fredi Delaj do te kishte vitet me te suksesshme te tij, ku ishte nje nga te vetmit kengetar malsor qe albumi i kengeve te tij ishte pranuar ne tregun e Tiranes, tashme Fredi Delaj njihej ne mbare Shqiperin dhe kenget e tij ishin nder me te preferuarat ne tregun e muzikes. Ne vitin 2007 ai publikon dy kenge te reja ne televisionin Bly Sky te shoqeruara me videoklipe, "Me vello" dhe " Shenj ne faqe" rezultuan te ishin mjaft te suksesshme dhe te pelqyera nga publiku. Fredi Delaj ka dhene nje kontribut te madhe edhe ne zbulimin e talenteve te muzikes ne M. Madhe, ku vlen te permendet Florjana Shtylla e cila fitonte cmim te pare ne M. Madhe, ku kryetar jurie ishte pikerisht Fredi Delaj, Shtylla do te jepte audicionet edhe ne X Factor ne Tv Klan ku beri qe te ngrihej e gjithe salla ne kembe dhe arriti deri ne gjysem finale. Sipas Fredi Delaj, Florjana Shtylla do te ishte zevendesuesja e tij ideale ne muziken e lehte. Fredi Delaj eshte nje nga kengetaret me te kerkuar ne dasma qe nga Lezha e deri ne Kelmend, per vete faktin qe eshte nje nga kengetaret e vetem qe kendon te gjitha zhanerat e muzikes.. Aktualisht Fredi Delaj jeton dhe vepron ne Bajze te Malesis se Madhe,ku eshte i martuar dhe ka 3 femije, 2 djem dhe 1 vajze.

Më datë 9 Korrik 2013, Fred Delaj publikon videoklipin "Vrave Zemren".

Më datë 10 Shkurt 2014, Fred Delaj publikon videoklipin "Shej Ne Faqe Kam Me T'lan".

Më datë 3 Korrik 2018, Fredi Delaj publikon videoklipin "Djep Futbollit Bajza Jone".