>
BIOSHQIP

Frederik Ndoci: Noizy Nuk Bën Art

24-02-2012
Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Frederik Ndoci, ka deklaruar në një intervistë ekskluzive për Telegrafin se ai kurrë nuk do të bashkëpunonte me reperin Noizy, për shkak se ky i fundit nuk bën art.
Ndoci, i cili njihet për natyrën e tij kontraverse dhe zërin e jashtëzakonshëm, prej reperëve do të bashkëpunonte vetëm me Eminemin.

"Unë mund të bashkëpunoj vetëm me Eminemin, por emra të tjerë të kësaj gjinie më thonë shumë pak...Pavarësisht respektit që kam për to si qenie njerëzore, e kanë të vështirë të bëjnë art që do të jetojë gjatë", deklaroi Ndoci duke iu përgjigjur pyetjes nëse do të bashkëpunonte me Noizyn.

Ai nuk la pa përmendur as pjesëmarrjen e tij në Eurovision, duke rikonfirmuar qëndrimin e tij të bërë kohë më parë kur tha se festivali më i madh i muzikës europiane menaxhohet nga njerëz homoseksualë.

"Unë e kam cituar dhe konkluzioni për Eurosongun nuk ka se si të ndryshohet, pasi është aktivitet që ka pothuajse 24 vjet që drejtohet dhe menaxhohet nga gejt", tha Ndoci, për të përfunduar, "Unë nuk jam paragjykues, por vazhdoj të jem simpatizant i rrugës së Zotit dhe vazhdues i Adamit".
(Telegrafi)

Frederik Ndoci: Noizy Nuk Bën Art