>
BIOSHQIP

Frederik Ndoci Tregon Anën E Tij Familjare

06-07-2013
Këngëtari i njohur Frederik Ndoci, duket se i është rikthyer pasionit të tij të aktorit, por tashmë në shtëpinë e tij, duke u shfaqur para bashkëshortes dhe dy fëmijëve të vegjël i veshur si sheik. Kjo foto që shihni është postuar në Facebook nga gruaja e tij, Alisa Baraku, e cila e ka shoqëruar me komentin “buzëqeshja që më zgjon çdo mëngjes”, dedikuar atij. Korrikun e vitit të kaluar, Frederiku u bë babai i djalit të tij të parë Nikolo, pas tri vajzave, dy nga martesa e parë dhe vajzës nga martesa e fundit. Pas vajzës Marilu, këngëtari në përvjetorin e tij të 50-të u gëzua me ardhjen në jetë të djalit të tij të parë. Aktualisht, Frederiku jeton në Tiranë duke iu përkushtuar muzikës, shfaqjes në spektakle muzikore dhe pjesëmarrjes në koncerte, brenda dhe jashtë vendit. Ai nisi të bashkëjetojë në Tiranë me Alisën, këngëtaren dhe pedagogen e Universitetit të Arteve mbi 10 vite më të re, me të cilën njihej që në vitet ’90. Pas shumë vitesh që jetoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai u rikthye në Shqipëri duke ia nisur nga e para me krijimin e familjes së tij të re. Dhe për t’u bindur që ai është një familjar i shkëlqyer, ja dhe një foto nga paparazzi ynë, teksa Frederiku ndihmon të shoqen për pazaret.
(Panorama)

Frederik Ndoci Tregon Anën E Tij Familjare