Më mbaj mend (për 1 muaj)

Free Mc's - Maria Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.7 / Votuan:  6

Genti:
Maria,Maria, mi morre mendtë e mia,
Maria, Maria, e bukura Maria!
Maria, Maria, e bukura Maria,
Maria, Maria, mi morre mendtë e mia!

Romiri:
Dëgjoni si filloi, filloi si një lojë,
atje në Velipojë ku shkova të pushoj.
Dëgjoni t'u tregoj si filloi historia,
u nisa për Shqipëri me pushime nga Greqia.
Ashtu e deshi fati,e solli rastësia,
të njihesha me vajzën që mi zgjoi ëndërrat e mia.
Vinte nga Italia, uou mama mia,
Ishte shumë e bukur,dhe e quanin Maria!

Genti:
Vendosa t'i afrohem me një gjest romantik,
shpresoja ti pëlqeja se jam tip simpatik,
me diellin që zhytej tutje në Adriatik,
një lule i dhurova që të më bënte mik!

Anisi:
Aty ishte fillimi kur shikimet tona u ndeshën,
një moment vetëm hutimi pastaj që të dy ne qeshëm,
ishte mbase trubullimi që nuk folëm,as nuk heshtëm,
por nuk mu nda shikimi nga ikona jote fashion!

Genti:
Maria, Maria, mi morre mendtë e mia,
Maria, Maria, e bukura Maria!
Maria, Maria, e bukura Maria,
Maria, Maria, mi morre mendtë e mia!

Romiri:
E bukur, elegante,e ëmbël dhe e brishtë,
mbi belin e hollë mbante lidhur një këmishë,
sandale me pak takë dhe pantallona xhins,
bluza që kish veshur, pak i linte fantazisë!

Anisi:
Nuk është me inat por duhet të kesh fat,
Histori e gjatë filloi atë natë,
më ftoi t'a shoqëroja, të shëtisim Shqipërinë,
ikëm nga Velipoja e u nisëm për Shëngjin!

Genti:
Në Durrës e Golem,e deri në Divjakë,
edhe pastaj në Seman, Zvërnec dhe në Nartë,
në Vlorë e në Radhimë,o Zot ç'bukuri,
ju ngjitëm Llogarasë e zbritëm në Dhërmi.

Romiri:
Në Jalë e në Himarë e në Borshin me ujvarë,
në Sarandë e në Ksamil dhe në gjithë bregdetin mbarë.
Shëtisnim dhe shijonim mrekullitë që ka Shqipëria,
I bukur është atdheu, e bukur Maria!

Genti:
Maria, Maria, mi morre mendtë e mia,
Maria Maria e bukura Maria,
Maria,Maria,e bukura Maria,
Maria, Maria mi morre mendtë e mia




Free Mc's
Publikimi: 13/07/2019
Orkestrimi: Bledi Telha
Video Produksioni: Cinefocus GT


Free Mc's - Maria
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Maria".
3. Video është e këngës "Maria", por nuk këndohet nga Free Mc's.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Free Mc's:


Komente 0