TEKSTESHQIP

Free Mc's
Janë Ca Këngë
Lyrics

Janë ca këngë dashurie,
që për dashuri nuk flasin.
Kanë ca tinguj melodie
që në zemër të godasin.
Janë ca këngë dashurie,
që për dashuri s'kanë vargje,
kanë ca fjalë me shumë dhimbje,
që flasin vetëm për ndarje.

Mesnatë e një minutë,
dhoma më duket burg,
është ora e fantazmave
që enden nëpër rrugë.
Në rrugët e pafund,
ty nuk të gjej askund,
nata vjen e zgjatet
dhe trishtimi po më mund.

Në dritat e fikura, aty ndizet trishtimi,
ca pika vetmie bashkë me shiun që fillon,
shikoj fytyrën tënde brenda një vegimi,
dhe tingujt e një kënge që dëgjohet në ballkon!

(refren)
Janë ca këngë dashurie,
që për dashuri nuk flasin.
Kanë ca tinguj melodie
që në zemër të godasin.
Janë ca këngë dashurie,
që për dashuri s'kanë vargje,
kanë ca fjalë me shumë dhimbje,
që flasin vetëm për ndarje.

Janë ca këngë dashurie
ku nuk shprehet dashuria,
fjalë për fjalë e një për një
ti kanë thënë brengat e mia.
Janë ca këngë dashurie
që këndohen me kitarë,
për ata që dashuruan
dhe sot jetojnë të ndarë.

Por ti vazhdon mungon,
dhe sot dhe përgjithmonë,
vegimet vijnë e zhduken,
vegimi nuk mjafton!
Kjo natë nuk po mbaron,
dhe dita s'po agon,
dhe tingujt e kësaj kënge
që vazhdojnë të hyjnë në dhomë...

(refren)
Janë ca këngë dashurie,
që për dashuri nuk flasin.
Kanë ca tinguj melodie
që në zemër të godasin.
Janë ca këngë dashurie,
që për dashuri s'kanë vargje,
kanë ca fjalë me shumë dhimbje,
që flasin vetëm për ndarje.