>
BIOSHQIP
Biografia
Freelancers jane nga Prishtina, stili i tyre eshte alternative rock / Elektronike.
The Freelancers jane formuar ne vitin 2008. Perveç shfaqjeve te shumta lokale dhe rajonale, The Freelancers kane performuar ne “Sziget Festival 2010” ne Budapest, Hungari se bashku me grupe te famshme e artisteve si: Muse, Faithless, Thirty Seconds to Mars, Kasabian, Iron Maiden, The Cribs dhe shume te tjere. Kjo mund te konsiderohet si suksesi i tyre me i madh dhe ata jane grupi i pare shqiptar qe ka marre pjese ne nje festival te tille tê madh te muzikes si “Festivalin Sziget”. Grupi performoi live ne Amsterdam, Hollande ne Teatrin Melkweg ne dhjetor te vitit 2010 dhe ne “Festivalin Exit” ne Novi Sad ne korrik 2011. Ata promovuan per here te pare videon e kenges se tyre tyre “Father” e realizuar nga ‘Creative Pinkmoon’ ne mars te vitit 2011 dhe tani ata jane duke regjistruar kenget e tyre te reja. Regjistrimi i ketyre kengeve, do te jete edhe nje hap drejt perfundimit te albumit te pare i cili eshte dashte te dale ne vitin 2011. Ky album do te permbaje kenge me te cilen grupi The Freelancers ka krijuar zhanrin e tyre rock elektronik qe vjen si rezultat i bashkim midis pervojave te tyre te jetes dhe ndikimet e muzikes.

Autori: Ilaz Aliu

Antaret:
Tomor Kuci – Vokal/Gitare
Kreshnik Ahmeti – Bas gitare
Adem Hasani – Piano
Vedat Hasani – Bateri

Në Maj 2009, Freelancers marrin pjesë në Top Fest 6 me këngën "Perse Nuk Nderron Ti".

Më datë 18 Mars 2011, Freelancers publikojnë videoklipin "Father". Me këtë këngë, Freelancers marrin pjesë në VFM 2011 në vitin 2011.

Më datë 9 Dhjetor 2011, Freelancers publikojnë videoklipin "Pse". Videoklipi u prodhua nga Pinkmoon Creative. Me këtë këngë, Freelancers marrin pjesë në VFM 2012 në vitin 2012.

Në vitin 2012, Freelancers publikojnë albumin "N'kuti".
KATEGORI: