>
BIOSHQIP
Biografia
I lindur në Basel në vitin 1994, Fitim Fejzulli zbuloi pasionin e tij në vitin 2011. Në atë kohë ai kishte bere me disa miq paraqitjen e parë në një shkollë me këngën "Jo arratisjes". Në atë kohë ai i dha vetes emrin G-Fitim.
I frymëzuar nga vëllai i tij, i cili gjithashtu bëri muzikë. Ai është përmirësuar me zë dhe teknikisht, kështu që mënyra e tij është veçantë nga ajo e kolegëve të tij. G-Fitim kurrë nuk ka hequr dorë nga ëndrra e tij për tu bërë një rapper i suksesshëm dhe ka ndjekur ëndrrën tij që atëherë. Këngët u regjistruan të gjitha në një studio regjistrimi. Gjuha e këngëve ishte në gjuhën gjermane zvicerane dhe nga viti 2014 fillon te kendoje shqip per herë të parë. Ai nuk është vetëm një rapper i talentuar, por edhe një tekstshkrues i talentuar, sepse gjithmonë shkruan tekstet e këngëve te tij. Në verën e vitit 2015 ai nënshkruan kontratë me ArkivaShqip dhe jep intervista në ZICO TV dhe Radio Rinia.

Më datë 10 Gusht 2015, G-Fitim Aka Gee Fej publikon videoklipin "Hajde Shqipe", në të cilën ai këndon në gjuhën gjermane dhe shqip. Kjo këngë duhet gjithashtu të simbolizojë kalimin nga rap gjerman në shqip dhe si Gee Fej.

Më datë 13 Nëntor 2015, Gee Fej publikon videoklipin "Me Ty", në bashkëpunim me Overlord.

Më datë 13 Gusht 2016, Gee Fej publikon videoklipin "Bashk".

Më datë 2 Nëntor 2018, Gee Fej publikon videoklipin "Babi Im".