TEKSTESHQIP

G-Up
Kundra Sistemit
Lyrics

[VERSE 1]
Sot njesoj si dje dhe s'pret asgje te re per neser
Te pasurit pasurohen ndersa te varferit po vdesin
Ne rruge burge, ne gjurmet e te drejtes
Mbase ngaqe te drejten e gjetem nen tyten e beretes,
Pyes veten
Pse dreqin po tymosem ende me endrra
Mbase ngaqe kur me flet hapur, ruan pisllikun perbrenda
Mbase merzitem ngaqe ne nevoje askush s'te shkel brenda
Ne der,
Mbase ngaqe tavolina rrethohet nga fjalet pa vlere
Sa here duhet t'u besh nder qe kta kurvat te ta din ta kthejn
Dike per t'u mbeshtetur s'di ku dreqin ta gjej
At' po te rrefej mekat, humba besimin ne Zot,
E ktheva zemren te ftohte, pasi jeta eshte e forte
Ne rruge nuk te ndihmon askush bie vetem posht
Femije qe po lypin lemoshe, shpresa qe zhduken si zogjt
Kerkon qe te ndryshosh boten por thjesht ndryshon brenda vetes,
Ndaj s'di pse dreqin te gjykojn njerzit kur kthehesh ne shites rrugesh

[VERSE 2]
Ende mundohem te gjej, pse gjendem nen kto rrenoja
Aq me teper e mbush zemren time plot plumba dhe gzhoja
Fakte qe vrasin, po te flasim 1 fjale per cdo 1000 kufoma,
Mund te thurej sinfonia kundra ktij sistemi ne koma
Tregoma, rrugen e drejte, dreq un se shof ktu mes nesh
Rruge e pashprese per mirjetes, edhe pse luftoj per nje kthes
Mbase nese shfryhem mbi nje arme te mbushur plot mund ta ndjesh
Urrejtjen brenda nesh e mbys sa here qe e ndez
Me than mundohu qe te flesh, pasi neser do jet ndryshe
Un shof nje stuhi te qet, ndermjet ktij pakti plot medyshje
Ndjej kaq shume shtypje mbi koke, sa s'kam se si te nderroj pershtypje
Shof kriminalitet ne rritje a thua valle eshte e rastesishme
Ndaj z'di se c'prisje te ndodhte veper penale mbi vargjet
Koha per ndryshim e kujte atyre pasi shof te njejten ne lagje
Shteti me dha statistika, moterqira un sjell fakte
Frymen e qindra rrugaceve qe zgjeten asgje te gatshme,
Luftuan veteee

[OUTRO]
EJ G UP IMAGJINO ME QINDRA CUNA NGA RRUGET KUNDER KTIJ SISTEMI SHKERDHAT
EJ G UP UN SHOF ME QINDRA CUNA RRUGVE NGA KY SISTEM SHKERDHAT...