>
BIOSHQIP

Gëzim Gashi, 2 Fjalë Për Klipin E Ri “Trigger”

25-10-2012
Menjëherë sapo është lansuar në kanalin 'Youtube' video e këngëtarit që kohë më parë ne e zbuluam për zërin e tij shumë të veçantë, Gëzim Gashi, ajo ka marrë shumë klikime dhe po pëlqehet tej mase.

Madje, mësuam se kënga "Trigger" e realizuar me klip nga 'Urban Graphics", si audio po dëgjohet shumë edhe në radiot e huaja dhe vetë këngëtari nuk e ka pritur këtë sukses kaq të madh.

Këngëtari nga Kosova, i cili jeton jashtë, thotë se tani ka kërkesa për të nënshkruar kontrata për këtë këngë edhe me një radio të njohur në Los-Anxhelos, apo edhe Angli, ndërsa në Suedi ku ai jeton po dëgjohet shumë kënga e tij.

Nëse klikoni për ta dëgjuar, zëri i veçantë i tij krahasohet me emra të mëdhenj të muzikës botërore, ndërsa kënga flet për një dashuri universale, dhe se çdo gjë ndodh në këtë jetë e ka një arsye.
(Maksim Gjokaj)

Gëzim Gashi, 2 Fjalë Për Klipin E Ri “Trigger”