>
BIOSHQIP

Gëzim Gashi: Ja Cilat Janë Projektet E Reja

06-04-2013
Këngëtari i ri shqiptar, i cili ka krijuar famë ndërkombëtare, Gëzim Gashi, ka paralajmëruar se do të lansojë projekte të reja dhe se kjo verë për të do të jetë plot me angazhime.
Gëzimi, i cili njihet për këngën e tij “Trigger” që ishte shndërruar në hit ndërkombëtar, pasi është shfaqur në televizionet evropiane dhe ka qenë pjesë e top listave evropiane, ka zbuluar se ka qëndruar në Kosovë ditëve të fundit.

“Gjatë verës do të kem këngë me Etnon. Unë po ashtu jam duke punuar në këngë të reja me producentin nga Los Angelesi, Andreas Oberg”.



“Kjo këngë që do të punohet nga ky producent do të jetë në bashkëpunim me një artiste shqiptare të njohur ndërkombëtarisht. Kënga tjetër me reperin suedez të nominuar për Grammy, Lazee, do të lansohet po ashtu shumë shpejt dhe jam duke punuar me producentin Boy Rekless, që i krijon hitet e Usher, Jason Derulos dhe Demi Lovatos”, është shprehur Gëzimi.

Ai ka shtuar se do të ketë edhe shumë risi, por ka falënderuar reperin dhe producentin shqiptar, Genc Prelvukajn, për ndihmën në depërtim në tregun shqiptar.
(Telegrafi)

Gëzim Gashi: Ja Cilat Janë Projektet E Reja