>
BIOSHQIP

Gashi, Një Tjetër Hit Me Përmasa Botërore

17-06-2014
Një tjetër artist me origjinë nga Kosova vazhdon të pëlqehet jashtë mase edhe jashtë.

Quhet Gëzim Gashi dhe ai sapo ka sjellë videoklipin e këngës “What It Feel Like”, kështu edhe ai sikurse edhe Rita Ora, janë këngëtarët e parë shqiptarë që tashmë janë pjesë e VEVO.

Gashi ka marrë një përkrahje të madhe edhe nga shteti suedez, atje ku edhe jeton, derisa karrierën po e bën në Hollivud.

Kënga “What It Feel Like” është xhiruar në Los Angeles dhe gashi ka bashkëpunuar me Dre Knight dhe Sam Salter, të cilët kanë punuar edhe me Drake, Frank Ocean, Nicki Minaj, Kanye West, Jay Z dhe Bebe Rexha.
(Maksivipnews)

Gashi, Një Tjetër Hit Me Përmasa Botërore