>
BIOSHQIP
  • Gashi, Një Tjetër Hit Me Përmasa Botërore
    17-06-2014
    Një tjetër artist me origjinë nga Kosova vazhdon të pëlqehet jashtë mase edhe jashtë. Quhet Gëzim Gashi dhe ai sapo ka sjellë videoklipin e këngës “What It Feel Like”, kështu edhe ai sikurse edhe Rita Ora, janë këngëtarët e parë shqiptarë që tashmë janë pjesë e VEVO. Gashi ka marrë një përkrahje të madhe edhe nga shteti suedez, atje ku edhe jeton, derisa karrierën po e bën në Hollivud. Kënga “What It Feel Like” është xhiruar në Los Angeles dhe gashi ka bashkëpunuar me Dre Knight dhe Sam Salter, të cilët kanë punuar edhe me Drake, Frank Ocean, Nicki Minaj, Kanye West, Jay Z dhe Bebe Rexha....
  • Gëzim Gashi, Projekti Im I Radhës Me Vildane Zenelin
    12-04-2013
    Ylli shqiptar që ka zhvendosur fokusin e veprimtarisë së saj në Amerikë, Vildane Zeneli, është duke punuar në një superbashkëpunim, me supertalentin shqiptar të pop muzikës, Gëzim Gashi. Gëzimi, i cili u bë i njohur me hitin e tij “Trigger” jo vetëm në trojet shqipfolëse, por edhe në mbarë evropën me transmetime në televionet më të mëdha ndërkombëtare, ka paralajmëruar në profilin e tij në Facebook projektin e ri, me këngëtaren atraktive. “Është zyrtare, projekti im i radhës do të jetë me Vildane Zenelin. Kënga do të punohet me producentin suedez Andreas Oberg”, është shprehur Gëzimi. Vildane Zeneli është e njohur si modele,...
  • Gëzim Gashi: Ja Cilat Janë Projektet E Reja
    06-04-2013
    Këngëtari i ri shqiptar, i cili ka krijuar famë ndërkombëtare, Gëzim Gashi, ka paralajmëruar se do të lansojë projekte të reja dhe se kjo verë për të do të jetë plot me angazhime. Gëzimi, i cili njihet për këngën e tij “Trigger” që ishte shndërruar në hit ndërkombëtar, pasi është shfaqur në televizionet evropiane dhe ka qenë pjesë e top listave evropiane, ka zbuluar se ka qëndruar në Kosovë ditëve të fundit. “Gjatë verës do të kem këngë me Etnon. Unë po ashtu jam duke punuar në këngë të reja me producentin nga Los Angelesi, Andrea...
    ★★★★★
  • Gëzim Gashi, “Trigger”, Hit Në Shumë Radio Në Suedi
    17-01-2013
    Këngëtari shqiptar i cili jeton në Suedi, Gëzim Gashi, ka arritur të befasojë botën e muzikës ndërkombëtare me këngën e tij “Trigger”. Gëzimi është një këngëtar i ri, i cili është lindur në Kosovë, por që jeton dhe vepron në Suedi dhe Amerikë. Videoklipin e parë ai e ka realizuar kohë më parë, atë të këngës “Trigger”, që e ka punuar produksioni kosovar, UrbanGraphics. E veçanta për këngën “Trigger” është se ka arritur të klikohet më shumë se një milion herë brenda tre muajve dhe ka arritur t’i sigurojë atij fansa anë e mbanë botës. Kënga “Trigger” është shndërruar në hit në shumë radio stacione në Suedi, SHBA, Angli, Australi...
  • Gëzim Gashi Në Bashkëpunim Me Reperin Lazee
    07-12-2012
    Kengetari i ri i hitit "Trigger", Gezim Gashi, paralajmeron singellin e tij te dyte ne bashkepunim me reperin me te mire suedez Lazee, i njohur nderkombetarisht, emri i vertete i te cilit eshte Mawuli Kulego. Gezimi eshte duke ndertuar karriere muzikore me synim ne tregun e huaj, edhe pse jo pa veshtiresi sic tregon vet ai. Pasi e kanë uruar shumë artistë të njohur shqiptarë, si Bleona Qereti, Afërdita Dreshaj, Vesa Lumaj, dhe në fund nga ministri i Kulturës, Memli Krasniqi, djaloshi kosovar i cili jeton në Suedi, Gëzim Gashi, vazhdon të marrë pëlqime edhe nga të huajt. Mësuam se djali me vokalin e veçantë, ka çdo ditë komplim...
  • Gëzim Gashi, 2 Fjalë Për Klipin E Ri “Trigger”
    25-10-2012
    Menjëherë sapo është lansuar në kanalin 'Youtube' video e këngëtarit që kohë më parë ne e zbuluam për zërin e tij shumë të veçantë, Gëzim Gashi, ajo ka marrë shumë klikime dhe po pëlqehet tej mase. Madje, mësuam se kënga "Trigger" e realizuar me klip nga 'Urban Graphics", si audio po dëgjohet shumë edhe në radiot e huaja dhe vetë këngëtari nuk e ka pritur këtë sukses kaq të madh. Këngëtari nga Kosova, i cili jeton jashtë, thotë se tani ka kërkesa për të nënshkruar kontrata për këtë këngë edhe me një radio të njohur në Los-Anxhel...
    ★★★★★
{{ page + 1 }}/{{ pages }}