>
LETERSISHQIP

Otranto

Një varg vejushash në breg
Dallgëve ua bëjnë me dorë
kurora u hedhin përsipër
karajfila, lule borë

Otranto! Ah, Otranto!
varr i hapur, Otranto!

Merrini o dallgë këto lule
Merrini edhe lotët tanë
Dërgojuani t'ynëzotëve - e mjera!
Në fund të detit na ranë

Otranto!... Otranto!
Të piftë dheu, Otranto!

Zbrisni, o dallgë, tek ata
e tu thoni:

se atë natë kur terri i verbër
me gjëmim e stuhi i mbuloi
nuk ishit ju që i mbytët
por anija... anija i qëlloi!

Otranto!... Otranto!... O' t'rant' o!

Të thaftë qielli, Otranto!