Më mbaj mend (për 1 muaj)

Gafur Murati - Fotografia Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3.5 / Votuan:  4

I vetëm në dhomë i mërzitur fort
lexoj Rilindjen, rubrikën sport
por edhe ajo s'ka asgjë të re
në faqen sportive komentet nga dje

Nga monotonia në këtë natë të vonë
vetëm se gjumi më shpëton
para flejtjes bëra zemrën gur
shikova fytyrën e qeshur në mur

Fotografia e saj e dlirë
qëndron në dhomë mu në mes
të fundit asaj i them natën e mirë
të parës mirëmëngjes

Fotografia e saj e dlirë
qëndron në dhomë mu në mes
të fundit asaj i them natën e mirë
të parës mirëmëngjes

Mirëmëngjes e dashur ku je ti
cili është ai njeri me fat
duke u endur dita shpejt më kalon
por nata pa ty është e gjatë

A të vjen ndërmend ndonjëherë
se unë mendoj jetoj pa ty
apo ndoshta nga ty do kem
vetëm një fotografi

Fotografia e saj e dlirë
qëndron në dhomë mu në mes
të fundit asaj i them natën e mirë
të parës mirëmëngjes

Fotografia e saj e dlirë
qëndron në dhomë mu në mes
të fundit asaj i them natën e mirë
të parës mirëmëngjes
të parës mirëmëngjes


Ky tekst u dërgua nga Fatmir Dragusgha





Gafur Murati - Fotografia
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Fotografia".
3. Video është e këngës "Fotografia", por nuk këndohet nga Gafur Murati.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Gafur Murati:


Komente 0