>
LETERSISHQIP

Përshëndetjet E Fundit

Me lot në sy po ndahem
Nga shoku i bankës time,
Nga shokët e klasë e shoqet,
Me mësuesen u ndam duke qar.

U ndava përjetësisht nga klasa,
Nga shokët, shoqet e mësuesja,
U ndava nga vendlindja ime
Për të jetuar si mërgimtar.

Trualli im i bukur i shtrejtë
I bekuar e i larë me gjak dikur,
Sot un do të derdhi lotët e mi,
Sot po largohem përjetësisht.

Me abetaren e bukur në dorë,
Do të iki larg vendlindjes
Atje ku edhe djalli s'jeton,
Por fati i skamjes është ky!!!