>
BIOSHQIP
Biografia
Galliano Borsato është një kompozitor italian që kompozon këngë me tekste në gjuhën shqipe për artistë të ndryshëm shqiptarë. Ai e filloi përvojën e tij muzikore si nxënës i profesorit të famshëm, Germano Serafin, kitaristit i grupit muzikor Le orme. Në 1990 themelon grupin Rapsodiva, me të cilin pas një viti nënshkruan një kontratë me Shtëpinë Diskografike Divinazione në Milano. Ky bashkëpunim bën që të dalin pjesë të tilla si “Settembre” (Shtator), i përfshirë në përmbledhjen muzikore të talenteve të reja italiane në Sanremo.

Në vitin 2004 bëhet pjesë e orkestrës simfonike Alma dhe jep më shumë se 500 koncerte në Itali e jashtë saj. Kompozon në stile të ndryshme, kolona zanore e këngë për artistë italianë apo më gjerë. Ka përpunuar dhe riorkestruar këngë të famshme të historisë muzikore italiane, duke u bërë gjithashtu pjesë e albumeve të njohura ndërkombëtare. Aktualisht është kompozitor dhe profesor i improvizimit muzikor.

Që nga viti 2017 bashkëpunon me poeten e mirënjohur Irma Kurti me të cilën po ndërmerr një projekt të ri muzikor që synon të bashkojë melodinë dhe emocionin për t’i bërë këto qendër jetike të veprave.