Ganimete Abazi, Gati Për “Hapin E Dytë” Të Rikthimit
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
[15-02-2014]
Ndonëse i ka munguar skenës për një kohë, këngëtarja e njohur Ganimete Abazi u rikthye më fuqishëm se kurrë, duke e mbushur me këngë e projekte të reja boshllëkun që për një kohë e la në skenën tonë.
E meqenëse premton se tash e pas do të jetë aktive dhe nuk do ta lë më muzikën, Ganja bën me dije se tashmë ajo veçse i është përveshur punës për këngë të re.
“Nuk ka shumë kohë që kam lansuar këngën e re në bashkëpunim me këngëtarin Kolë Oroshin, një këngë që vërtet është pritur mirë dhe ka dalë tamam si e prisnim. Ndërsa tani jam duke punuar në një këngë të re, të cilën po mendoj ta publikoj në prag të sezonit të verës. Kënga do të jetë e plotësuar edhe me klip“, ka treguar këngëtarja, duke bërë me dije se edhe për këtë këngë është duke punuar me Ilir Beranin.
(Nita Brisku)
Ganimete Abazi (Ganja) - Hapi I Pare(Feat.Kole Oroshi)
[Teksti dhe Klipi]