>
BIOSHQIP
Biografia
Ajo solli kengen e saj te pare pas nje pauze 20 vjecare fale bashkpunimit me Riki Production. Para kesaj periudhe ajo ishte mjafte aktive ne koncertet dhe shfaqjet e ndryshme ne Ferizaj dhe ne Kosove si pjestare e ansambleve muzikore te ketij qyteti qe eshte edhe vendlindja e saj. Fati i saj deshi qe me familjen e ngushte te emigroje ne Austri gje qe e shkeputi nga keto aktivitete dhe i pamundesoi qe te merrej me pasionin e saj – kengen. Fale nje kontakti qe pati me Produksionin – Riki Production , ajo rikthehet serishte ne muzike duke realizuar kengen e saj te pare e cila se shpejti do te transmetohet ne Radio Riki dhe ne radiot e tjera shqiptare.

Më datë 20 Shkurt 2014, Ganimete Ajdari publikon videoklipin "Te Njejte Mbetem".

Në vitin 2016, Ganimete Ajdari publikon albumin "Te Njejte Mbetem".

Më datë 8 Qershor 2017, Ganimete Ajdari publikon videoklipin "Ah Dashnija". Muzika e këngës u punua nga Ilir Berani, teksti u shkrua nga Ilir Berani, ndërsa për orkestrimin u kujdes Ardian Kastrati. Videoklipi u prodhua nga MProduction.
KATEGORI: