>
BIOSHQIP

Ganimete Jashanica, Së Shpejti Me Videoklipin E Ri “Kurbeti”

16-08-2012
Këngëtarja Ganimete Jashanica do të sjellë një befasi për adhuruesit e saj. Ajo pritet të lansojë videoklipin e këngës "Kurbeti", në duet me Hysen Smailin. Një pjesë e klipit është xhiruar, ndërsa tani ka mbetur vetëm edhe fundi, dhe ky do të jetë një videoklip mjaft prekës për të gjithë ngase ka të bëjë me nënën dhe djalin në kurbet. "Klipi është xhiruar në një shtëpi shumë të vjetër në një fshat të Dukagjinit, dhe ka skena mjaft interesante, ku nëna e pret djalin nga kurbeti.

Kemi punuar mjaft shumë në këtë klip dhe tani ka mbetur vetëm edhe një pjesë e vogël dhe besoj se adhuruesit do ta pëlqejnë shumë sepse ka të bëjë me realitetin e ndodhur në vendin tonë", ka thënë ajo për "Zërin". Gjatë këtij viti Ganimetja do të sjellë edhe disa këngë të reja, të cilat është duke i përgatitur me Naim Krasniqin. Kënga që do ta lansojë gjatë kësaj periudhe titullohet "Muhaxherët" dhe do ta ketë edhe videoklipin. Ndërkaq pas saj do të pasojë edhe një potpuri popullore dhe një këngë e vjetër folklorike e realizuar nga Fatos Canolli.
(K. Bajrami / zeri)

Ganimete Jashanica, Së Shpejti Me Videoklipin E Ri “Kurbeti”