>
BIOSHQIP
Biografia
Ganimete Mehmeti-Jashanica është një yll i muzikës sonë kombëtare, që pëlqehet përherë e më shumë nga adhuruesit e muzikës së pastër shqipe. Ka të mbaruar shkollën e mesme ekonomike në Prishtinë dhe shkollimin e lartë "Drejtimi i Sigurimeve". Karrierën e filloi në shkollën e mesme dhe në vitin 1983 u antarësua në "SHKA Ramiz Sadiku" të Universitetit të Prishtinës. Në radio Prishtinën e atëhershme ka të inçizuara 5 këngë, të cilat janë: "Tue dalun drita", "Ganimete Terbeshi", "Moj Bardhokë", "Çou moj çikë", dhe "Ç'po i flet zemra zemrës". Me Qamilin e Vogël te Jugotoni i Zagrebit inçizoi tri këngë. Ajo në repertorin e saj numëron dhjetra albume të këngëve meritore, që me nektarin e zërit të saj të ëmbël u ngulitën në shpirtin e artdashësve. Ganimete Jashanica kishte një dhunti të stërvitur dhe përsosur për respektimin e skenës dhe publikut. Kjo e bënte më të kërkuar dhe më të dashur për adhuruesit, pra thjesht thënë, kishte shpirt të merituar artistik.

Këngët e saja të të gjitha motiveve kanë pasur hijeshinë e vet, mirëpo ato kombëtare i ka kënduar me dhimbje shpirtërore, ngase vetë fati ynë kombëtar ishte i dhimbshëm. Nëpër këto këngë ajo kishte mesazhe të fuqishme, mesazhe këto që tregojnë se veç artit shpirtëror, ndryshe nuk kishte si të shprehej. Ganimete Jashanica është një veprimtare e shquar kombëtare që mendja dhe zemra e saj punonte për atdheun dhe kombin. Mesazhi i saj vinte në kohën kur nuk ishte edhe e lehtë për mesazhe të tilla, kur atdheu lëngonte nga pushtuesi, i cili veç dhunës fizike që po përdorte mbi ne, përdorte edhe dhunën kulturore, e cila ishte më e rrezikshme se dhuna fizike. Ajo shquhet edhe për mbrojtjen e kulturës sonë nga ndotja e barbarizmave, nga shundi dhe kiçi, nga këto antivlera që me rrënimin e institucioneve tona kulturore, që nga atëherë, edhe sot po dëmtojnë begatinë e kulturës sonë. Ajo s'harron kurrë dashamirët e saj, e kjo shihet në atë se çdo vit na ofron potpuri e këngë të arta. Ganimetja është e martuar me Ismet Jashanicën dhe ka dy fëmijë, Artanin dhe Artën. Ka qenë shumë e përhapur në radio e televizion, programe muzikore, në koncerte e forma tjera të organizimeve, duke lënë imazhe shumë të pëlqyera tek dëgjuesit e vet. Ka qenë e shpërblyer me çmime dhe mirënjohje, por shpërblimi i saj më i çmuar gjithnjë ka qenë dhe mbetet, publiku.

Në Qershor 2002, Ganimete Jashanica merr pjesë në PoliFest 2002 me këngën "Un Ketan E Ti Natan".

Në Qershor 2003, Ganimete Jashanica merr pjesë në PoliFest 2003 me këngën "Hopa Hopa".

Në Dhjetor 2005, Ganimete Jashanica merr pjesë në Zhurma Show 2005 me këngën "Pas Shumë Vitesh".

Më datë 14 Shtator 2009, Ganimete Jashanica publikon videoklipin "Nënës (kushtuar Nënës)".

Në vitin 2009, Ganimete Jashanica publikon albumin "Po E Ndjej".

Më datë 17 Shtator 2012, Ganimete Jashanica publikon videoklipin "Vetëm Ke Mbetë Nëna Ime", në bashkëpunim me Ceni.
DËRGOI: