>
LETERSISHQIP

Kufijt E Ores...

Tik tak.. tik tak.. sillesh si e dehur,
Në shumë sy dukesh ore e vdekur.

Rreh me dy akrepa, si ushtarë harqe,
Me një fytyrë të bukur, dhe një faqe…

Orët, vitet që më rrjedhin nëpër trup,
Trokitjet, muzikë e ëmbël, e pa fund, …

Motorr i jetës, ushqim i ndjenjes, lulëzime, ,
Që përcjell dhimbje, drithërimë dhe gëzime…

Trishtuar, në pamje, e vogl rreh ngadalë,
Porta mbyllur, e heshtur me mall, pa fjalë…

Orë e vogël, orë e trupit, orë - zemra ime,
Rreh në Suedi, mat mallin e Kosovës time…

Këtu natë, dhimbje, por ti më dhuron agime…