>
BIOSHQIP

Kaltrina Dhe Genci Kopjojnë Florin Dhe Argjentinën?!

22-11-2015
Ka pak kohë që është publikuar bashkpunimi i këngëtares Kaltrina Selimi me Genc Prelvukajn. Ata kanë sjellë videprojektin e tyre më të ri "Nuk është njejtë", e që në fakt është një version tjetër i këngës "Kohën me kthy"(këngë e kënduar më parë nga Kaltrina Selimi).

Ajo çfarë nma bie më shumë në sy është se Genci për herë të parë nuk këndon si reper por thjeshtë si këngëtar. Videoklipi i këngës është realizuar nga produksioni "Black Fish Entertainment", i cili menaxhohet nga vetë Genci dhe Etnon.

Por skenat e videoklipit janë shumë të ngjajshme me ato të vitit të kaluar të vidoeklipit "Ku Isha Unë" të Argjentina Ramosajt & Flori Mumajesit, duke marrë parasysh që edhe versioni i ri nga Kaltrina & Genci është baladë, ka bërë që të aludohet për një "kopjim" të mundshëm ose ngjajshmëri të madhe të prijekteve.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Kaltrina Dhe Genci Kopjojnë Florin Dhe Argjentinën?!