>
BIOSHQIP

Genc Prelvukaj, Artisti Që Solli Rrymë Të Re Muzikore Në Artin Shqiptar

22-12-2015
Të gjithë e njohin si një njeri me talent të rrallë, si në anën artistike, poashtu edhe në përditshmëri. Me ardhjen e tij në skenë, muzika shqiptare për herë të parë mori një kahje të re, e cila fatmirësisht rezultoi e suksesshme dhe që avancoi moshën rinore shqiptare me atë të huaj. Është ky motivi që Genc Prelvukajn e dallon nga bashkëkohanikët e tij dhe gjithë ky model i ri i mveshet talentit dhe ideleve të tij. Për të është folur mjaft shumë, saqë e tepërt do ishte nëse i përsërisim gjërat, por sot do flasim për gjëra mbase të papërmendura më hërët nga vetë Genci… Teksteshqip: Po e nisim bisedën në mënyrën më klasike: Kur keni lindur dhe ku? Genc Prelvukaj: Kam lindur më 16 korrik 1981, në Prishtinë. Teksteshqip: Kur keni kënduar për herë të parë një këngë? Genc Prelvukaj: Privatisht nuk më kujtohet. Duhet të ketë qenë diku në fëmijërinë e herëshme. Para publikut në vitin 1997. Teksteshqip: A i mbani mend me emra shokët e fëmijerisë? Genc Prelvukaj: Po, shumicën I mbaj në mend. Megjithatë ndonjë aty-këtu mund ta kem harruar.



Teksteshqip: Kur ju kanë intervistuar për herë të parë? Genc Prelvukaj: Në vitin 1998, nëse nuk gabohem! Teksteshqip: Në të vërtetë, ishin vite të arta ato? Genc Prelvukaj: Jo apsolutisht. Kanë qenë vite të zeza, të tmerrit, luftës dhe pamundësisë për të krijuar siç duhet. Teksteshqip: Ç’konsideron si çelës suksesi? Genc Prelvukaj: Përkushtimin maksimal ndaj punës! Teksteshqip: A ndjeheni i plotësuar në jetën tuaj? Genc Prelvukaj: Në shumicën e rasteve po, megjithatë ka raste kur diçka mungon. Teksteshqip: Pas gjithë atyre thirrjeve dhe lutjeve drejtuar “asaj”, arrite gjë? Genc Prelvukaj: Të jeni të sigurtë që të gjitha thirrjet kanë pasur cak persona të ndryshëm. Nuk bëhet fjalë për një!



Teksteshqip: Njohjet tuaja, janë të shumëanëshme. Sipas jush, cilët kanë qenë bashkëpunëtorët më të talentuar? Genc Prelvukaj: Ata që janë në skenë sot. Duke filluar nga Dafina Zeqiri, e deri te Lyrical Son… Teksteshqip: Besoni se ka pasur nga ata që janë munduar t’ju prishin planet? Genc Prelvukaj: Gjithmonë ka të tillë që të zënë rrugën! Teksteshqip: Po nga ata që jeni tradhëtuar, nuk do përmendni ndonjërin? Genc Prelvukaj: Nuk e konsideroj se jam tradhëtuar pasi që çdo lëvizje e kam parashikuar me kohë. I kanë dhënë mediat ngjyrim të keq pavarësimit të artistëve që dikur I kemi menaxhuar. Ju them se shumica e tyre kanë shkuar me pajtim. Teksteshqip: Si të duket fakti që po të intervistoj unë? Genc Prelvukaj: Shumë normal.



Teksteshqip: Të kanë lodhur ndonjëherë intervistat, kaq shumë pyetje? Genc Prelvukaj: Kjo është pak. Nga shtypi i Tiranës më vijnë në e-mail intervista, ndonjëherë edhe me 60 pyetje. Teksteshqip: Nëse nuk është sekret, kush t’i bën fotot që i publikon? Genc Prelvukaj: Telefoni në 90% të rasteve… Teksteshqip: Nuk mund ta vazhdojmë më tej këtë bisedë, pa thënë diçka edhe për Milotin dhe kompaninë “Black Fish”…? Genc Prelvukaj: Miloti është ai që e njihni gjatë këtyre viteve. Black Fish është kompani stabile që çdo ditë merret me punë kreative. Teksteshqip: Kur jemi te bashkëpunimet, cili ka qenë më i miri për ju dhe a pregaditni diçka të re? Genc Prelvukaj: Nuk mund të them se cili ka qenë bashkëpunimi më I mirë sepse, secili e ka pasur rëndësinë e vet. Secili bashkëpunim e ka pasur një qëllim… Teksteshqip: Në fund të kësaj bisede, çfarë mendoni se na ka mbetur pa thënë? Genc Prelvukaj: Shumëçka tjetër, por t’u lëmë vend edhe bisedave tjera… Teksteshqip: Genc, ishte nder që ishe pjesë e jona! Shëndet, suksese e gjithë të mirat… Genc Prelvukaj: Gjithashtu, faleminderit dhe respekte!
(Arsim Kolari - teksteshqip.com)

Genc Prelvukaj, Artisti Që Solli Rrymë Të Re Muzikore Në Artin Shqiptar