>
BIOSHQIP

Genc Salihu: Më Intereson Arti Dhe Jo Politika

16-04-2013
Këngëtari Genc Salihu ka demantuar nëpërmjet Facebook-ut se ai nuk është anëtar i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Sipas një lajmi të publikuar nga portali Indeksonline aludohej se Genci ka aderuar në këtë parti pasi që ai ishte parë në një tubim përkujtimor për politikanin Mahmut Bakalli. “Këta gazetarë kurrë nuk e përcjellin muzikën teme, por në përvjetorin e vdekjes së Mahmut Bakallit me panë afër Ramush Haradinajt, i cili bënte homazh aty, dhe ranë në përfundimin e gabuem se kam aderue në parti. Kurrkush nuk u lodh m'e kuptue se thjesht Mahmuti asht gjyshi që me ka rrite, e Ramushi asht mik i shpisë prej kohës kur punonte me gjyshin”, ka thënë në profilin e tij Genci. Ai ka shtuar se mbetet i painviolvuar në politikë dhe në skenën e saj. “Çka me intereson është arti i të shkruemit dhe të kënduemit”, ka thënë Salihu në profilin e tij.
(Express)

Genc Salihu: Më Intereson Arti Dhe Jo Politika