TEKSTESHQIP

Genc Salihu
Sheje
Lyrics

Dje n'ag, zilja vrazhdë tue cingrru,
Më lajmrohet një gru, prej larg:
M'kish gjetë diqysh.

Tha e kam dashuninë në Prishtinë,
Asht' tue festu në vetmi,
Tha, a ia ndanë
nji kafshatë t'ambël
M'e gzu.

E kom pasë nji shok t'mirë
Zemra i kajke,
Kamtë i nxejke me kangë e me venë
O, tha "kurrë mos ia ndaj
e mos prit me dalë n'besë
kur s'ka pritë me dal n'ballë."

O, e tash krejt janë tu i knu
Diqysh s'mirret zanati
Pa t'kqyr kush drejt n'sy,
Drejt n'sy.

Kjo gru më tha "Ngo,
Në zyre t'Kinës në portë,"
tha "asht' një gardë, asht' i fortë.
Po e nin ky farë, rojtari;
le te ai
e thuj që osht' për nji burrë,
njo që e ka emrin Hu,
e i ka durt e buta tu i vlu
për mu."

E ditën e parë krejt shkelin keq,
kshtu që msohesh me ecë
e mandej nis me fol
O, tash s'ke ku me u mbajtë
kur del n'rrugë, flej n'rrugë
ku s'ka kulm, ec n'gurë.

Oh, n'gur lulja me çelë,
le t'çelë, t'vraftë therra e saj,
E ti kno.

Për njatë njolle t'lashtë
Verës njëherë t'fryn prej fjalëve që i thamë
Po ti kqyr me ta, uuu

DËRGOI: