TEKSTESHQIP

Genc Salihu
Çelu
Lyrics

Ti n’ngjyrë u ngjan pemëve,
Rritë n’bahçe t’huej,
E ka muej që s’flen, me sy t’fëmive
E kqyr prushin tue u ba.
N’këtë flakë s’asht e mundun me u marrë
Pa u kallë n’ta 3X,
Çikë, zjarrmit tand, sot kam dalë,
Ndesh me i ra 4x,
Çelu ma, çelu ma,
Se sot kam marrë,
Ndesh me t’ra 4X,
Veç me t’pa, veç me t’pa,
Kah vjen tue ardhë.
E n’fytyrë i mban drojet,
S’di ky njeri a e din,
Që ti din me rrjedhë n’ftyrë t’shkambit,
Tu’e mshelë zemrën n’pllambë.
N’këtë rrjedhë s’asht e mundun me u pa
Pa u la n’ta 3X,
Pendës tande t'mramë, sot kam dalë,
Ndesh me i ra 4X,
Çelu ma, çelu ma,
Se sot kam marrë,
Ndesh me t’ra 4X,
Veç me u la, veç me u la,
Në dritë të bardhë.
Çelu ma, çelu ma,
Çelu.