TEKSTESHQIP

Genc Salihu
Ujku Don Mjegull
Lyrics

Jeta asht e lirë,
Buka asht e shtrejtë,
Dashnia s’ka skej,
E kurrë s’ka me m’mejtë.
Çfarë budalle,
Çka jam kah lypi këtu
Veç vet pa ty?

Letrat që i shkruej
Janë n'gjuhë që s’e marr vesh
Qysh ka ardhë te unë
Edhe pse m’tingllon qaq keq?
Punë e madhe,
Fëmijët e dinë çka bajnë tue folë
Me gishta e me sy.

Ujku don mjegull,
I hin n’punë, i hin n’punë pra,
Për me mujtë me u afru boll
Pa i trembë delet…

Ujku don mjegull,
I mprehë dhambët për netë t'kqija, bash si kjo,
Për me mujtë me i shku dej n’skej
Dej t’i shembë skelet…

Kurrkush s’e ka nji kerr,
Kurrkush s’e ka nji fëmi,
Krejt i kanë kah 10
Po s’kanë bash ku me i shti, hajde
Dada Sale,
Mledhna n’qysh t'qymezit,
Qit najsen me ngjy.

Fintat e shimpanzës,
Lotët e krokodillit,
Kurrkush nuk e din kangën,
Po krejt e dijnë forshpillin -
Nji gitare,
Me nisë me rreh shuplakë edhe m'e
Hjekë mërzinë.

Ujku don mjegull,
I hin n’punë, i hin n’punë pra,
Për me mujtë me u afru boll
Pa i trembë delet…

Ujku don mjegull,
I mprehë dhambët për netë t'kqija, bash si kjo,
Për me mujtë me i shku dej n’skej
Dej t’i shembë skelet…