>
BIOSHQIP
Biografia
Gent Disha është një nga këngëtarët e rinj i cili u lançua për herë të parë në festivalin e muzikës “Jeho”. Por hiti, kënga më e bukur, ishte ajo me titullin “Betohem”, një këngë e kompozuar dhe orkestuar nga Kledi Bahiti, duke bërë që të renditej eksluzivisht në vendin e parë. Eksperiencë kjo që shërbeu si trampolinë për karrierën e tij muzikore. Gent Disha, ka përfunduar liceun artistik dhe aktualisht ndjek studimet në Universitetin e Arteve. Që në moshë të vogël ai u dallua për talentin e tij zërin e bukur dhe mënyra se si arrinte të interpretonte vokale të ndryshme e përpos kësaj dhe këngë të ndryshme.

Në Korrik 2020, Gent Disha merr pjesë në Jehó 2020 me këngën "Betohem".

Në Mars 2021, Gent Disha merr pjesë në Kënga Magjike 2021 me këngën "Ma Ke Bo".

Më datë 16 Janar 2022, Gent Disha & Ketjona Pecnikaj publikojnë videoklipin "A Mjaftojmë". Kënga është kompozuar nga Kledi Bahiti.

Në Maj 2022, Gent Disha & Ketjona Pecnikaj marrin pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 22 me këngën "A Mjaftojmë".

Në vitin 2023, Gent Disha merr pjesë në X Factor Albania 5.