Më mbaj mend (për 1 muaj)

Gent Myftaraj
  • Vendlindja:
  • Elbasan 
  • Mosha:
  • 44 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 8 Maj 1976
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♉ Demi
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.4 / Votuan:  18

Gent Myftaraj është autor këngësh dhe instrumentist shumë i njohur. Mësimet e para të muzikës i mori në Shkollën Artistike Onufri të këtij qyteti në instrumentin e kitarës. Studimet e larta i ka kryer në Fakultetin e Muzikës në Universitetin e Arteve. Autor i disa këngëve të kthyera në hit dhe pjesë e grupeve të para shqiptare si kitarrist.

Në moshën 16-vjeçare (1992) bëhet pjesëtar i grupit Arb, një prej grupeve më të famshëm të kohës me solist Redon Makashin. Në vitin 1994 Arb-ët u kurorëzuan me çmimin Grupi më i mirë në festivalin e 33 të RTSH-së me këngën “Dikur luaja me ndjenjën e saj” ku Genti firmosi orkestrimin e tij të parë. Në periudhën 1997-2003 ka jetuar dhe punuar si muzikant i sukseshëm në rock club-et e Selanikut në Greqi. Pas rikthimit nga Greqia i perkushtohet krijimit dhe produksioneve muzikore. Qe nga viti 2007 ka bashkepunuar dhe në të njëjtën kohë ka prodhuar artistë dhe grupe që sot janë shumë të suksesshëm. Gjithashtu fitues i disa cmimeve ne Kompeticionet me te rendesishme ne Shqiperi.

Në Maj 2004, Gent Myftaraj merr pjesë në Top Fest 1 me këngën "Sweet Dreams".

Në Janar 2017, Genti iu bashkua ‘The Voice 6’ si një Vocal Coach shumë i sukseshëm. Ai rikthehet një vit më vone për të qenë pjesë e ‘The Voice Kids’.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Komente

Asnjë Koment

Profili

Facebook

Instagrami

Zyrtar

Shto profile

të tjera



Komente mbi këtë artist


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet