>
BIOSHQIP

Fansat, Gentës: Vallëzon Si Robot

20-07-2015
Këngëtarja Genta Ismajli ka pak kohë që ka publikuar videoprojektin e saj më të ri të titulluar "Shkurt e Shqip" të cilin e solli në duet me Labinot Tahirin.

E si duket "Shkurt e Shqip" do të jetë një nga hitet e kësaj vere, por teksa këngët çdo ditë e më shumë bëhen të dobta sytë menjëherë na shkojnë tek videoklipi.

Produksioni Urban Graphics janë ata të cilët e kanë punuar klipin e ndërsa Kaona Duriqi është ajo e cila u kujdes për dukjen e Gentës që ajo të jetë sa më në formë.

Edhe pse Ganta ka shumë fansa besnik, ata herë pas here edhe e kritikojnë atë për mirë që gabimet e njëjta të mos i përsëritë. Së fundmi disa nga kritikat që ajo ka marrë janë se vallëzon si robot dhe se zhveshja në klip ka qenë pak e tepruar.

Urojmë që Genta ti ketë marrë këto mesazhe dhe ti ketë pranuar kritikat & sygjerimet e fansave.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Fansat, Gentës: Vallëzon Si Robot