>
BIOSHQIP

Genta Ismajli, Një Dekadë Me Publikun

13-03-2014
Ka rreshtuar pas vetës më shumë se gjashtëdhjetë krijime artistike. E këto këngëtarja Genta Ismajli i ka sjell në treg përmes pesë albumeve muzikore.



Por, këngët e shumta dhe videot të cilat Genta i ka prezantuar për një dekadë në publik nuk janë të vetmet angazhime artistike për të. Si një rifreskim të krejt punës së saj për dhjetë vjet, Ismajli ka vendosur të sjellë një dokumentar i cili flet më gjerësisht për secilin sukses të saj.

Punën rreth projektit në fjalë e ka nis kohë më parë. Dhe duket se tashmë këngëtarja është në finalizimin e dokumentarit të cilin do ta emërojë ‘Dekada e Gentës’.



Pak a shumë se çfarë do të sjellë në projektin që flet për jetën e saj, këngëtarja e ka publikuar edhe përmes rrjetit social “facebook”, aty ku ka rreth 882,437 ndjekës. Madje, si një “lutje” këngëtarja derisa ka prezantuar albumet e saj të krijuara vit pas viti, ka pyetur fansat rreth secilit krijim dhe për këngët e preferuara të tyre.



Rreth pesë albume dhe më shumë se gjashtëdhjetë këngë është bilanci i krijimeve të këngëtares, të cilat për fansat në ‘faceook’ këngëtarja i ka rikthyer një nga një.



E pjesë e ‘Dekadës’ duket se përveç këngëve dhe sukseseve të një pas njëshme do të jenë edhe intervistat që këngëtarja ka dhënë për media të ndryshme, koncertet, takimet me fansat dhe fotografitë që këta të fundit tash e sa kohë po ia dërgojnë në profilin zyrtar, të shkrepura gjatë mbrëmjeve apo daljeve të rastit kur e kanë takuar këngëtaren e tyre të preferuar.