>
BIOSHQIP

Genta Prezanton Autobiografinë E Saj Në Muajin Maj

04-04-2014
Genta Ismaili, këngëtarja e cila dallon për energjinë dhe sharmin që përcjell në skenë, nuk ndalet! Deri më verë ka premtuar realizimin e tri këngëve të reja, duke sjellë freski tek adhuruesit e saj.



“Jam duke punuar intensivisht për të sjellë tri këngë të reja, bashkë me videoklipe dhe do të jem pjesëmarrëse edhe në shumë koncerte verore në Kosovë dhe gjithë trojet shqiptare”, është shprehur Genta për mediat kosovare.



Këngëtarja kohë më parë ka paralajmëruar një projekt të madh që ka të bëjë me krijimtarinë e saj muzikore. Gjatë muajit maj ajo do të prezantojë një autobiografi me përmbajtje të shumta përgjatë dhjetë viteve të saj në skenë.



“Punën në këtë autobiografi ka kohë që e kam nisur, po mundohem të sjellë diçka të paparë deri më tani sa i përket krijimtarisë së një këngëtareje. Do të shpalos materiale të shumta të cilat i kam realizuar gjatë rrugëtimit tim prej një dekade në skenën muzikore, mbase kam bërë dhe akoma vazhdoj të bëjë një rrugëtim të denjë për një karrierë edhe më të madhe”, përfundon ajo.
(b.t/shqiptarja)

Genta Prezanton Autobiografinë E Saj Në Muajin Maj