>
BIOSHQIP

Genta Ismajli, Pjesë E Jurisë Në “X Factor 4”?

24-04-2014
U perfol shumë se pjesë e jurisë në "X Factor" këtë herë do të jetë kengëtarja e fuqishme Genta Ismaji. Ditët e fundit u tha se fituesja e "X-Factor 2" Arilena Ara e pohon një gjë të tillë.
Pritet që mysafirë të jenë Noizy, Nora Istrefi, Besa dhe Miriam Cani.



Këto ditë Besa dhe Miriami publikuan foto në audicionet e "X Factor Albania 4" dhe u përfol gjithashtu se do jetë Besa ajo që do zërë vendin e Tunës.



Fansat kosovarë këshilluan që asnjë këngëtar kosovar mos të ulet përkrah Pandi Laços në X Factor dhe më shumë akoma, kerkohet që të bojkotohet tërësisht media Klan pas polemikave të krijuara nga ftesa e bërë nga Festivali "Kenga Ime" për këngëtarin serb Zdravko Colic dhe pritja madhështore që ju rezervua këtij të fundit. Ne rast se do ketë një bojkot gjeneral, mund të rrezikohet pjesëmarrja e këngëtarëve kosovare apo maqedonas edhe në Kënga Magjike.



Situata për jurinë e X Factor po evolon nga momenti në moment dhe ndoshta juria përfundimtare nuk është vendosur ende, por këto janë ato që po përfliten më shumë gjatë kohëve të fundit.
(Teksteshqip.Com)

Genta Ismajli, Pjesë E Jurisë Në “X Factor 4”?