>
BIOSHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Feel” Nga Genta, Ardiani & Dalool

18-05-2014
Këngëtarja shqiptare, Genta Ismjali, ka goditur fuqishëm skenën e muzikës me një projekt të jashtëzakonshëm në bashkëpunim me yllin shqiptar me famë evorpiane, Ardian Bujupin dhe Dj Dalool.



Eshtë ky një projekt tipik për Ardian Bujupin, i cili sjell freski në tregun evropian muzikor të punuar nga deejay dhe producenti i njohur, Dalool.



Tekstin e kanë shkruar Ajet B dhe Ardiani, teksa regjistrimi u bë te Dr. Nushi, në miksim të mjeshtrit Floernt Boshnjaku.



Genta në këtë videoklip vjen me interpretim të fuqishëm dhe shfaqet tejet seksi, kjo si rezultat i punës dhe përkushtimit kohëve të fundit në këtë projekt.



Videoklipin karakteristik të këngës e ka punuar produksioni Entermedia, që erdhi me dy videoklipe këtë të shtunë. Mbetet të shihet nëse kjo këngë do të jetë hiti i kësaj vere, por një gjë është e sigurtë – loja në skenën muzikore shqiptare, po bëhet tejet, tejet e nxehtë.



(Telegrafi)

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Feel” Nga Genta, Ardiani & Dalool