Më mbaj mend (për 1 muaj)

Genta Ismajli, Së Shpejti Turneu Veror Dhe Një Projekt I Ri

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  12
[13-06-2014]
Njëra ndër këngëtaret më të kërkuara të skenës sonë, Genta Ismajli, e cila jo shumë kohë më parë lansoi këngën e saj të re në bashkëpunim me Adrian Bujupin e Dalool ‘Feel’, edhe pse po shijon suksesin e madh të këngës duket se punën nuk e le pas dore.



Ajo tashmë ka bërë të ditur se ditët e saj erdhën. Ndonëse jemi në sezon veror dhe mbrëmjet muzikore janë më të shpeshta, këngëtarja në faqen e saj zyrtare në Twitter ka treguar se turneu i saj po vjen.



“Coming summer tour 2014”, ishte mbishkrimi i këngëtares i cili u komentua nga shumë fansa të saj të cilët mezi presin ta shohin të pëlqyerën e tyre edhe nëpër vendet ku jetojnë.



Ajo gjithashtu bën me dije se po vjen me projektin e saj të ri. Në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Twitter, Genta ka treguar se së shpejti në treg do të lansohet projekti i saj i ri, i cili është mbështetur nga ‘Hyundai Electronics Kosova’.



“New coming soon project. Powered by: Hyundai Electronics Kosova”, ishte mbishkrimi i këngëtares Ismajli i cili më së shumti ka gëzuar fansat e saj. Ndërkaq edhe pse Genta nuk ka bërë të ditur se për çfarë risi konkretisht bëhet fjalë, një gjë është e sigurt, publiku i saj së shpejti do ta shohë Gentën me risi




Komente 19