>
BIOSHQIP

Genta Ismajli Refuzon Të Marrë Pjesë Në Videofest

15-06-2014
Gjatë një viti ajo ka qenë një nga këngëtaret që ka sjellë shumë klipe dhe këngë, pra i plotëson kriteret për t’u vlerësuar për punën e saj në një event. Por këngëtarja Genta Ismajli i ka thënë ‘jo’ edhe këtë herë “Videofestit Muzikor 2014”, ashtu si vitin e kaluar. Këngëtaren, siç duket, e ka mërzitur edhe fakti se ishte nominuar vetëm në kategorinë “Videospoti më i mirë i zhanrit Pop Folk” me këngën “Anuloje”.



Sipas disa zërave të miqve të saj më të afërt, Genta nuk mori pjesë edhe këtë vit, për arsye se ajo e di se cilët janë fituesit, madje i njeh mirë “intrigat” e këtij organizimi dhe se ku shkojnë çmimet. Mbase Ismajli ka pasur të drejtë për arsye se ajo me gjithë ato vite në skenë dhe me shumë prodhimtari muzikore është nominuar vetëm një herë, e këngëtarja e re Era Istrefi që sapo ka dalë në skenë, motra e Nora Istrefit, është nominuar disa herë, por edhe me çmime. Genta Ismajli këto ditë ka shijuar Australinë e largët në një tur që ka pasur atje mes shumë fansave, ndërsa kthehet këto ditë për të nisur turin e saj veror në Kosovë, Shqipëri dhe Ulqin
(Panorama Plus)

Genta Ismajli Refuzon Të Marrë Pjesë Në Videofest