>
BIOSHQIP

Genta Nuk Ndalet

20-06-2014
Këngëtarja jonë Genta Ismajli njihet për fizkun e saj të bukur dhe të “thyeshëm”. Ajo gjithmonë në skenë bënë akrobaci të ndryshme. Por duket se këtë “zeje” ajo e ka perfeksionuar akoma më shumë.



Siç u kemi njoftuar, Genta ka paralajmëruar në faqen e saj zyrtare në Facebook se së shpejti do të vijë me një këngë të re. E këtë e ka pohuar edhe menaxheri i saj Adem Ramadani. “Po është e vërtet që Genta po punon në projekt të ri. Bëhet për fjalë për një këngë të re të cilën është duke e punuar e që do të jetë shumë shpejt në duart e publikut”, ka thënë Ademi në fillim të bisedës, ndërsa ka sqaruar më tej se kush ka punuar në këtë këngë.



“Titulli i këngës është ‘A je gati’. Kjo këngë do të dalë e plotësuar edhe me videoklip brenda një muaji. Muzikën e këngës e kanë bërë Zapp & Chriss, kurse tekstin e ka shkruar BimBima”.


Genta Nuk Ndalet