>
BIOSHQIP

Projekti I Ri Do E Sjellë Gentën Krejtsisht Ndryshe

27-07-2014
Ajo është cilësuar si uragan i skenës shqiptare, e qetë, e hareshme gjithmonë. E përfolur për shumë gjëra, por e pasuksesshme në jetën private. Ka vite që është single pas ndarjes nga lidhja e dashurisë, që përjetoi për disa vite me radhë. Genta Ismajli këtë verë është shumë e angazhuar me koncerte, projektet do i sjellë pas sezonit, kohë kur do të vijë edhe projekti i dekadës së karrierës së saj 10-vjeçare.



Sa e kënaqur je nga projekti i fundit që ke lançuar?

Jemi shumë të kënaqur që kënga pëlqehet, njerëzit ndihen të lumtur nën ritmet e këngës, edhe klikimet kanë rëndësi se tregon që kënga ka pasur sukses dhe vazhdon të dëgjohet gjithnjë e më shumë. Tani po pres të këndoj live për publikun nëpër koncerte.

Kësaj kënge i janë realizuar edhe shumë remix-e..

Për sezonin e verës do të mendojmë se cili remix përshtatet, kështu që do zgjedhim më të mirin për klube dhe koncerte.



Përveç këtij projekti, çfarë tjetër je duke përgatitur?

Një tekst që ende s’e kam kënduar, një beat muzike është ndryshe nga këngët e mia, edhe performanca do jetë ndryshe në klipin e ri.

Festivalet si duket janë bërë e kaluara jote, pse?

Ka kohë, por në qoftë se bëj ndonjë këngë të mirë pse jo, do marr pjesë, ndoshta edhe në ndonjë festival.



Ku ka ngelur projekti për 10-vjetorin e karrierës tënde?

Nuk kam filluar ende të merrem me projektin siç duhet, do të mbaroj koncertet, këtë turne. Ikën koha dhe nuk e merr vesh, për këtë projekt duhet të jem më e qetë, me përqendrim të madh që ta përfundoj.

Është e dashuruar Genta, ka një lidhje të re?

Në lidhje? E zgjidhur jam, nuk jam e lidhur (qesh).
(BLERAND REXHEPI)

Projekti I Ri Do E Sjellë Gentën Krejtsisht Ndryshe