>
BIOSHQIP

Genta Ismajli, Jo Thjesht Koncerte, Por Mega-Show

20-08-2014
Këngëtarja Genta Ismajli po e vazhdon me sukses turneun e saj “Feel”. Ajo është duke u mirëpritur në të gjitha koncertet që po mban në Kosovë dhe Shqipëri.



Derisa shumica e këngëtarëve sivjet më shumë po këndojnë nëpër deti, Genta është aktive në të gjitha qytetet shqiptare ku është duke vazhduar me turneun e saj “Feel” që ajo e ka titulluar në bazë të një kënge që këngëtarja ka me Ardian Bujupin dhe Dalool.



Ajo është duke u mirëpritur nga fansat e saj të cilët shpesh e bartin edhe nëpër duar këngëtaren , e cila nga puna duket se ka humbur shumë kilogram, por në dukje po ruan për mrekulli format e saj.



Facebook është rrjeti social më i përdorur në botë me mbi 2 miliard përdorues. Ndërkohë që edhe në Kosovë nuk mbetet prapa sa i përket përdorimit. Madje, është shumë i popullarizuar edhe në mesin e politikanëve dhe artistëve.



Genta ka më shumë ndjekës në Facebook se të gjithë krye politikanët kosovarë së bashku. Këngëtarja kosovare është e vetmja nga Kosova e cila ka mbi 1 milion ndjekës në Facebook. Ajo madje lë prapa edhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama që ka 695 mijë dhe ish kryeministrin Sali Berisha i cili ka 992 mijë.
(Express)

Genta Ismajli, Jo Thjesht Koncerte, Por Mega-Show