>
BIOSHQIP

Kur Të Ndalet Genta Ismajli?

04-09-2014
ashmë e dimë që pothuajse për të gjithë këngëtarët stina më e bukur e vitit është stina e verës, kjo pasi edhe përfitimet më të mëdha i kanë në këtë periudhë të vitit. Fillimi i muajit korrik dhe ditët e fundit të muajit gusht i gjejnë pothuajse të gjithë këngëtarët të angazhuar me mbrëmje rinore në të gjitha trojet shqiptare dhe më gjërë.

Mirëpo janë disa yje të cilët ende po vazhdojnë me ‘virusin’ e verës. Ndër këta këngëtarë është edhe Genta Ismajli e cila ende po vazhdon të mbajë koncerte të ndryshme, ndonëse për shumë kolegë të saj sezona ka mbaruar. Përmes një postimi në ‘Twitter’ këngëtarja ka konfirmuar se ajo është duke e vazhduar ‘gentasummer2014’ dhe se ajo do të përformojë për fansat e saj në Pejë.

Genta me plot gojën mund të thotë se është e kënaqur me këta dy muaj verorë, sepse në bazë të fotografive që i ka postuar këngëtarja, ajo shihej se në çdo mbrëmje ishte e rrethuar me plot fansa të cilët gjithmonë e ndjekin pas.
(Indeksonline)

Kur Të Ndalet Genta Ismajli?