Më mbaj mend (për 1 muaj)

Genta, Triumfi është I Mirëseardhur

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2
[30-11-2014]
Genta Ismaili është bërë sërish pjesë e festivalit “Kënga Magjike”, pas nëntë vitesh mungesë, me një këngë të punuar nga Adi Hila dhe me tekst të Egzona Ademit.

Arsyeja për këtë rikthim, sipas saj, është se ajo mbush 10 vite të pandërprera në skenë.

“Siç e kam cekur edhe në një postim në faqen time të rrjetit social Facebook, jam rikthyer në këtë festival prestigjioz pas nëntë vitesh për të vetmen arsye, që publikut tim t’ia dhuroj këtë këngë meqë tani unë mbush edhe 10 vite të pandërprera në skenë”, ka thënë këngëtarja në një intervistë për Bluetooth.

Genta ka thënë se do të mirëpriste triumfin në këtë festival, ndërsa sa i përket votimit beson se të gjithë kolegët do të zgjedhin këngën më të mirë.
“Triumfi është i mirëseardhur! Unë besoj se do të zgjedhim këngën më të mirë e për këtë nuk dyshoj… Unë realisht s’i kam dëgjuar të gjitha këngët ende. Po i pres për netët finale, dhe atje do të vendos se cilës këngë do t’i jap pikët maksimale”, ka deklaruar këngëtarja nga Kosova.
 (Indeksonline)


      Genta Ismajli - Maje [Teksti dhe Klipi]

Komente 3