Keshtu Apo Ashtu

Engjell, demon, zane apo djall
do jesh dashuria, endrra ne altar
lule, ferre, vajze a grua
ne jete te jeteve me zemer do te dua

oksigjen, helm cdo gje ti je
me embelson shpirtin pastaj me fut ne dhe
me ofron dashurine mundohem ta marr
me flet per parajsen dhe me le ne varr

shfaq lumturi, me tregon hidherimin
simbol hyjnor qe mbjell deshperimin
ti fluturon larg, ne gremine rri
drite brilante, o terr i zi

e sinqerte ti je, prape ske bese
here me fal jete, here me le te vdes
uje i kristalte, ne vullkan me hedh
me lot me qan, pa meshire me vret

floket mi perkedhel, gjithe furi godet
me puth aq embel, kritika te renda flet
te dua ti thua, astaj me urren
me tregon rrugen, vete dot se gjen

per ty jam i shtrenjte, skam shume rendesi
ke fytyre magjepsese, si drukula gjak pi
ne vetvete mbretersh e veshur me qifir
e vlereson te bukuren, vuajtjes i ben sehir

princeshe, shtrige, zjarr apo akull
here me ngre ne qiell, here me le shakull
dashuri, urretje, arritje a deshtim
me rrenon jeten dhe ngelesh shpirti im.

- poezi nga Gentian Ademaj


- Poezia u dërgua nga Gentian Ademaj -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  26